Nga Petro Koçi
Edhe se nuk ishte proteste me e madhe nga ato qe orientonte Lul Basha, serish mund te themi se protesta e mbremshme ishte nje lajm i keq per Shqiperine. Deshmoi se per pëdëistet Saliu eshte me i rendesishem se Shqiperia.
Deshmoi se euroatlantizmi ne PD nuk eshte bindje, por retorike pragmatiste. Shpenzimet e protestes vertetuan gjithashtu se oligarket bejne loje me shume porta.
Nga ana tjeter verteton se standarti kulturor dhe politik i Berishes eshte mjaft i perhapur ne shoqeri. Deshmon se rinovimi i vertete politik, ndryshimi i lidershipit politik te ne eshte seprapthi. Prandaj Nano iku para Berishes kur duhej te ndodhte ndryshe.
Iku Luli para Berishes, kur ky i fundit duhej te ishte ne pension. Ndersa nga gjuha e analisteve kuptoj qe dhuna ne shoqerine tone eshte akoma pasion.