Nga Mero Baze/
Sa herë Berisha ka synuar rikthimin, ka bërë përpjekje të tejkaloj vetveten. Më 1992 u përpoq të bëhej i pranueshëm me parullën “bashkëfajtorë dhe bashkvuajtës” duke tërhequr shtresën gri të shoqërisë në anën e ndryshimit. Më 2005, u përpoq të gëlltiste gjithë fyerjet që u kishte bërë kundërshtareve duke ju marrë dorën dhe duke i nxjerrë në tribuna.
Sot në përpjekjen e tij të tretë ka bërë krejt të kundërtën. Të gjithë fytyrat e reja që nxorri në tribunë pa asnjë mëdyshje janë njerëz me devijime të forta psikike, mitoman, delirant, fëmijë sigurimsash, ose thjesht të çmendur që nuk i pranon as shtëpia as shkalla as lagjja, e jo më shoqëria.
Përkundër tyre njerëzit që ishin në rrugë ata tre katër mijë vet që kishin mbushur bulevardin ardhur nga Konispoli në Shkodër nuk mund të them që janë të tillë. Ata janë njerëz normal të dëshpëruar, që duan një shpresë.
Po pse Sali Berisha vret shpresën e tyre duke u thënë që ju meritoni të udhëhiqeni nga njerëz të anormal?
Kjo është pyetja kyç që bën çdo kush që i njeh ata. Dhe ka një përgjigje. Sali Berisha i izoluar, i dërrmuar dhe i pashprese për të udhëhequr sërish Shqipërinë kërkon të hakmerret ndaj gjithkujt për izolimin e tij, për burgosjen për së gjalli të tij dhe familjes së tij si familje hajdutësh dhe minues të demokracisë. Ai kërkon tu thotë shqiptarëve se ju meritoni këta të çmendur derisa më lat mua vetëm. Njëri pas tjetrit, njëri duke sulmuar Sorosin, tjetra ambasadoren e SHBA, një tjetër duke folur në emër të dëlirëve të veta dhe gra histerike që shkumojnë urrejtje, të krijohet ideja se dikush ka hapur derën e klinikës nr. 5 dhe i ka nxjerr pacientët në tribunë. Ai vet i dëgjonte duke qeshur ne rruge.
Ai vet është i qartë kush janë ata. Ai e di mirë që ata nuk ja voton as shtëpi e tyre. Dhe për ti vënë vulën vet kësaj hakmarrje me fjalimin e tij plot urrejtje, ai mendon se duke u treguar shqiptarëve se ka një pakicë të çmendur që mund të mbaj peng opozitën, kërkon ti gjunjëzoj ata për të marrë hak për izolimin e tij për vetminë e tij dhe mbi të gjitha për fundin e tij pa lavdi si hajdut i pareve të shqiptarëve, si minues i demokracisë dhe shantazhues i drejtësisë në këtë vend.
Është hakmarrje e një njeriu që e di që nuk e prek dot fitoren. Po ta ndjente atë sado pak do shikonit fytyra të tjera në tribunë. Por ata as nuk i shkojnë, as nuk i fton dot. Opozita normale do ta gjej rrugën e vet. Nderi që ky u ka bërë sot, është se si ka thithu si rrufepritës gjithë të çmendurit. Dhe mendon se po përpiqet ti poshtëroj duke u thënë “këta meritoni!”.