Një gjë thelbësore do t’u mungojë kinemave këtë vjeshtë, filmat, shkruan Frank Pallotta për CNN.

Pasi filmi “Bullet Train”, filmi aksion i ”Sony”-t me protagonist Brad Pitt, del në kinema javën e ardhshme, gushti, shtatori dhe tetori do të jenë bosh.

Është e vështirë të gjesh ndonjë film të suksesshëm. Në fakt, nuk ka shumë filma që mund të fitojnë përtej 50 milionë dollarëve deri kur të vijë premiera e “Black Panther: Wakanda Forever” i Marvelit, po që nuk do të debutojë deri më 11 nëntor.

Mungesa e filmave vjen në një vit që tashmë është shumë prapa prodhimit të Hollivudit para pandemisë Covid-19.

Në këtë pikë, në 2019, kishte 63 premiera mbarëkombëtare në Amerikën e Veriut, sipas Comscore (SCOR).

Këtë vit numri është 39 – një rënie prej 38% nga tre vjet më parë.

Pavarësisht vonesës, viti 2022 e ka mbajtur veten.

Shitjet e biletave janë afërsisht 30% prapa niveleve para pandemisë në 2019, gjë që është mjaft e mirë duke pasur parasysh mungesën e filmave që dalin në kinema.

Pra, ku janë të gjithë filmat?

Ka ende shumë që prodhohen, por shumë prej tyre ose lëshohen drejtpërdrejt në transmetim ose po vonohen sepse industria po përjeton të njëjtat probleme si pjesa tjetër e ekonomisë.

Me pak fjalë, Hollivudi ka probleme me zinxhirin e furnizimit.

“Një numër çështjesh të vazhdueshme që kanë të bëjnë me rezervat e zinxhirit të furnizimit dhe prodhimit kanë ndikuar në filma të ndryshëm”, thotë Shawn Robbins, kryeanalist në Boxoffice.com, për CNN Business.

”Edhe pse filmat verorë kanë qenë një sukses i jashtëzakonshëm në kinema, industria po luan ende me ndjenjën e audiencës dhe pritjet për përmbajtje të re në ekranin e madh”, shton Robbins.

Kujtoni dy vjet më parë kur studiot po vononin filmat pothuajse çdo ditë, ndërsa pandemia e koronavirusit përmbysi Hollivudin.

Jehona e atyre vendimeve ndihet edhe sot.

Ekziston edhe një arsye tjetër pse sallat e kinemave mund të kenë mungesë të sasisë normale të filmave, transmetimi.

Ndërsa transmetimi bëhet më i fokusuar për kompanitë mediatike, studiot e gjejnë veten duke furnizuar si salla kinemaje ashtu edhe transmetues.

Disa filma që duken të përsosur për në kinema, si “Prey” i ”20th Century Studios”, pjesa tjetër e ekskluzivitetit të “Predator”, po shkojnë ekskluzivisht në transmetim në vend të ekranit të madh.

Në fakt, shumë nga filmat e ”20th Century Studio” dhe ”Searchlight Pictures” tani shkojnë në Hulu (Hulu është një shërbim i transmetimit të abonimeve amerikane, në pronësi të shumicës së kompanisë ”Walt Disney”, me ”NBCUniversal” të ”Comcast” që mban një aksion të pakicës – shën. i përkth.).

“Nuk është sekret që studiot po kërkojnë të diversifikojnë strategjitë e shpërndarjes ndërsa transmetuesit duan të zgjerojnë ofertat e përmbajtjes dhe të konkurrojnë midis bazave të abonentëve”, tha Robbins.

”Një strategji e drejtpërdrejtë në transmetim ka kuptim për shumë filma. Dhe një film me buxhet të madh që dërgohet direkt në transmetim mund të ketë fillimisht të ardhura të pakta. Përndryshe, do të kishte pak kuptim në ndërprerjen e asaj rryme fitimprurëse të të ardhurave”, thekson ai.

Ndërsa mund të mos ketë shumë filma të suksesshëm në kinema gjatë javëve të ardhshme, do të ketë ende filma për t’u parë.

Ka filma të tillë si ai horror i A24, “Bodies Bodies Bodies”, i cili e ka premierën më 5 gusht, filmi tjetër “Don’t Worry Darling” me aktorë Florence Pugh dhe Harry Styles më 23 shtator, komedia romantike “Bros” më 30 shtator, “Halloween Ends”, filmi tjetër dhe potencialisht i fundit në ekskluzivitetin e Halloween, më 14 tetor, dhe “Black Adam” më 21 tetor.

Secili prej këtyre filmave mund të befasojë dhe të gjejë një audiencë.

Gjithashtu, me mungesën e filmave që dalin në kinema, hitet e kësaj vere si “Top Gun: Maverick” dhe “Minions: The Rise of Gru” mund të vazhdojnë të rrisin shitjet e biletave.

Pra, ka pak optimizëm për kinematë gjatë muajve të ardhshëm.

Megjithatë, kjo nuk e ndryshon faktin që “Wakanda Forever”, shpresa e ardhshme e madhe e suksesshme e Hollivudit, të ndihet gjithmonë e më larg.