Shkencëtarët kanë zbuluar të dhëna të reja që mund të shpjegojnë pse burrat zakonisht nuk jetojnë aq gjatë sa gratë.

Hulumtimet sugjerojnë se kjo është e lidhur me humbjen e kromozomit Y, i cili mund të ndikojë aktiviteitn e muskulit te zemrës dhe mund të çojë në dështim vdekjeprurës të zemrës. Rreth 40% e 70 vjeçarëve vuajnë nga humbja e këtij kromozomi seksual mashkullor, por ata mund të përfitojnë nga një ilaç ekzistues. Kromozomet janë tufa të ADN-së në secilën qelizë të cilat vijnë në çifte. Gratë kanë dy kromozome X, ndërsa burrat kanë një kromozom X dhe Y. Profesor Kenneth Ëalsh, nga Universiteti i Virxhinias, tha: “Veçanërisht pas moshës 60 vjeç, burrat vdesin më shpejt se gratë. Është sikur ata biologjikisht të plaken më shpejt.

Ai shtoi: “Ky hulumtim i ri ofron të dhëna se pse meshkujt kanë jetëgjatësi më të shkurtër se femrat”. Pirfenidoni (imedikament që përdoret për trajtimin e fibrozës pulmonare idiopatike ) mund të ndihmojë kundër efekteve të dëmshme të humbjes së kromozomeve, tha studiuesi i Universitetit të Virxhinias (UVA), Kenneth Ëalsh.

Shumë meshkuj fillojnë të humbasin kromozomin e tyre Y në një pjesë të qelizave ndërsa plaken, diçka që duket të jetë veçanërisht e vërtetë për duhanpirësit. Shkencëtarët më parë zbuluan se burrat që vuajnë nga humbja e kromozomit Y kanë më shumë gjasa të vdesin në një moshë më të re dhe të vuajnë nga sëmundje të lidhura me moshën, si Alzheimer. Hulumtimi i ri besohet të jetë prova e parë e fortë se humbja e kromozomeve shkakton drejtpërdrejt efekte të dëmshme për shëndetin e meshkujve.

Studiuesit përdorën teknologjinë e modifikimit të gjeneve për të zhvilluar një model të veçantë të miut për të kuptuar më mirë efektet e humbjes së kromozomit Y në gjak. Ata zbuluan se humbja përshpejtoi sëmundjet e lidhura me moshën dhe i bëri minjtë më të prirur ndaj dhëmbëve të zemrës dhe çoi në vdekje të hershme. Gjetjet janë publikuar në revistën Science.