Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar Lindita Nikollën duke e quajtur pula e Kuvendit, pasi ajo tha se Parlamenti duhet te veproje per te zbuluar kush eshte politikani i larte me inicialet I.M ne dosjet e Sigurimit te Shtetit.

“Asnjë komunikim nuk kam pasur unë me autoritetin e dosjeve.

Derisa sa del ajo pula e Kuvendit aty se gjë pa dinjitet është, del aty e u thotë shqiptarëve ne do zbulojmë I.M, turp i madh faqe e zezë se di a ka në personalitet këta njerëz? Ajo po të kishte shqetësim të bënte një telefonatë, se unë e kam respektuar.

Po ca do presësh me mesatare 5 pikë ca e mbani mend si e këputën studentët?

Desh këputën dhe të gjatin ata po ai kishte Lulushin. Se gjysmën e qeverisë me këtë pulën e hoqen ata, tani kanë ndryshuar gjërat. Parlamenti i ri do merret me gjëra të mëdha.

Revolucioni do jetë i pamëshirshëm për të gjithë ata që shkelin kushtetutën e ligjin jo vetëm për Esatin që është tërësisht i pashpresë”, deklaroi Meta në dalje për mediat.