Kryeministri i Ukrainës Denys Shmygal thotë se kostoja e rindërtimit të vendit të tij mund të arrijë në 750 miliardë dollarë dhe Rusia duhet të paguajë faturën.

“Ne besojmë se burimi kryesor i rimëkëmbjes duhet të jenë asetet e konfiskuara të Rusisë dhe oligarkëve rusë,” tha ai, teksa shtoi se asetet e sekuestruara ruse kapnin vlerën 300-500 miliardë dollarë.

“Autoritetet ruse nisën këtë luftë të përgjakshme. Ata shkaktuan këtë shkatërrim masiv dhe ata duhet të mbajnë përgjegjësi për të”, shtoi ai.

Pas deklaratës së tij, Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss tha se Rusia duhet të vihet para përgjegjësisë për dëmet e shkaktuara ndaj Ukrainës.