Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka reaguar pas miratimit të Hartës së re Gjyqësore. Në një konferencë për mediat, kryetari Maksim Haxhia bëri të ditur ndër të tjera se hapi final që avokatët do të marrin është gjykata Kushtetuese. Ai bëri të ditur se është ngritur një grup me ekspertë nga i gjithë vendi në mënyrë që të hartohet materiali që do të dërgohet në Kushtetuese.
Ndërkohë, për hapin e radhës do të vendoset pas mbledhjes së Këshillit.
“Ne kemi demostruar nivel të lartë protestimi civil dhe demokrat. Edhe pse mosdëgjimi i grupeve të interesit ka marrë qytetari në këtë vend. Ne dalim nga kjo sallë me një reputacion, të vendosur që kemi mbajtur qëndrim të drejtë. Për të qenë korrekt me legjistlacionin për ligjin për profesionin e avokatit. Çfarëdo vendimmarrje që do marrim nga kjo sallë do të jetë e ligjshme. Hapi jonë final do të jetë Gjykata Kushtetuese.
Kemi ngritur një grup që do të përgatisë materialin për Kushtetuesen, që do të finalizohet me një kërkesë për Kushtetuesen dhe do të thithë me shumë vlerësim ekpertët më të mirë që ka vendi ynë,” tha ndër të tjera kryetari Maksim Haxhia.