Kreu i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli i ka quajtur shpifje të ulëta akuzat më të fundit të ish-kryeministrit Sali Berisha që përmes “qytetarit digjital” fliste për shitjen deri edhe të varreve.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Suli e quan degradim nivelin e rëndë ku ka rënë Berisha duke trilluar edhe për të vdekur.
Reagimi i Rakip Sulit:
Sali Berisha! O trillues i paskrupullt!
O shpifës i papërmbajtur!
Kur burrat merren me të vdekurit duke trilluar, fantazuar dhe përdhosur siç bëre ti sot nga gjirizi yt digjital, duke mos respektuar asnjë kod njerëzor dhe asnjë kufi moral, tregon se nuk je në gjendje të kuptosh nga njeriu, aq sa një shtazë kupton nga një tjetër shtazë.
Nuk mund të qëndroja pa të kthyer një përgjigje shqiptarçe:
Unë Rakip Suli, që kur kam lindur e deri sot kam bërë udhëtimin tim me mund e sakrifica, pa i futur kujt dorën në xhep as të gjallë dhe as të vdekur dhe as i kam ndyer duart me gjak.
Kam pritur e ndihmuar me mijëra njerëz të dëshpëruar me lot ndër sy nga keqpërdorimi dhe shfrytëzimi që ju ke bërë me pushtetin tënd 30- vjeçar në Kamëz.
Nëse ke burrni, që s’e ke, mos ço sejmenet e tu, po eja vet në Kamëz!
Mandata që ke marrë nga përtej oqeanit nuk është e një shteti, as e një konsipiracioni, as e një individi, por është mallkimi i atyre qe iu ke përdhosur të gjallë e të vdekur tash 32 vjet.
Populli të flaku siç e meriton, ndërsa vetes i ke garantuar mungesën e një varri të qetë përgjithmonë me mëkatet dhe krimet e tua.
Zoti të gjykoftë!