Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga tuneli i Llogarasë, teksa shkruan se po punohet me ritme të shpejta.
Përmes një postimi në “Facebook”, Rama shton se deri në fund të muajit më shumë se gjysma e segmetit do të jetë hapur.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe nga tuneli i Llogarasë, ku punohet me ritme të larta e ku falë formacionit të favorshëm gjeologjik, deri në fund të muajit do të jetë hapur më shumë se gjysma e segmentit, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, ka shkruar Rama.