Plazhi i Pishë- Poros, në Fier, me rreth 9.5 km vijë bregdetare ofron plazhe ranore dhe pyllin me pisha të buta.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga plazhi i Pishë Poros, ku bashkia është kujdesur të ketë hapësira publike, tërësisht të sistemuara dhe të pastra.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga plazhi i Pishë-Poros në Fier, një tjetër destinacion pushimi, që pret çdo ditë dhjetëra pushues, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

E shtrirë mes derdhjes së lumit të Vjosës e deri në Zvërnec të Vlorës, Pishë- Poro ofron një vijë bregdetare shumë të përshtatshme për zhvillimin e turizmit familjar.

 

Pishë- Poro është shpallur zonë e mbrojtur e kategorisë IV, ndërsa njihet si një zonë e pyjeve të pishës mesdhetare.