Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ish-kreun e qeverisë Sali Berisha në lidhje me votimin në Kuvend të rezolutës së Dick Martyt duke theksuar se ai ka votuar kundër.

Ai shprehet se Berisha është i shpallur non grata dhe tani jo vetëm nga SHBA ndërsa shton se vota e tij kundër është një arsye neverie për politikën e atyre që sipas tij hiqen si patriotë.

“Mosvotimi dje në Kuvend nga ana e të damkosurit si NonGrata (tanimë jo vetëm nga SHBA)i rezolutës për hedhjen poshtë në mungesë totale provash të raportit të Dick Marty,është një tjetër arsye neverie për politikën pa din e iman të kinse patriotëve kundër Kosovës!FLM të tjerëve!

Sa për dokrrat e tjera turbopatriotike,që e kanë kthyer politikën e jashtme të Kosovës në politikë të brendshme të Kosovës e Shqipërisë bashkë, Partia Socialiste e Shqipërisë as nuk i ka prodhuar as nuk i prodhon, as i ka çmuar e as i çmon ndryshe përveçse si kotësisht të dëmshme!”, shkruan Rama.