Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka reaguar pasi parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez.
Borrell shkruan se ky është “një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Diplomanti europian thekson se ky vendim vjen në momentet kur ne duhet të qëndrojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta.
“Në Maqedoninë e Veriut, Parlamenti ka votuar. Në favor të hapjes së negociatave për anëtarësim, në favor të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane.
Një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në momentet kur ne duhet të qëndrojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta”, shkruan Borrel në Twitter.