Nga Spartak Ngjela/
Adolf Hitler, pasi mori pushtetin në Gjermani në një mënyrë tepër enigmatike; pasi u bë udheqës ushtarak absolut, duke qenë edhe kreu i Partisë Naziste, erdhi një çast dhe ai e shpalli veten edhe kryegjyqtar të Gjermanisë.
Një tiran aq mizor sa ai nuk e kish’ parë ndonjëherë njerëzimi.
Por, ja që, befas sot, Saliu na tha se, “kur unë të vij në pushtet nuk do ta fal Edi Ramën”, domethënë kryeministrin aktual.
Domethënë Saliu, kur të vijë në pushtet, do ta shpallë veten kryegjyqtar absolut.
Është për të qeshur.
Por, ja që, ca rrangalla të tillë e kanë drejtuar Shqipërinë, domethënë e kanë fundosur atë deri më sot.
Pyetja që duhet bërë është kjo: Këta të ndërkryer që nuk dinë asgjë, shkatërrimin e Shqipërisë e kanë sjellë nga padija dhe psikika e sëmurë që kanë, apo këtë ua kanë kërkuar qendrat antishqiptare që i drejtojnë?
Prisni dhe shikoni…