Një gjashtë vjeçare është shpëtuar nga mbytja ditën e sotme në plazhin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në plazhin “Uji i Ftohtë”. Sipas policisë 6-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi: Më datë 23.07.2022, rreth orës 20:00, është paraqitur për ndihmë mjeksore në spitalin e Pediatrisë Vlorë, një shtetase e mitur, e moshës 6 vjeçe, e cila ka rrezikuar të mbytet në plazhin “Uji i Ftohtë”. 6-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.