871 raste të reja me koronavirus janë raportuar të mërkurën në Kosovë ,sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
MSH tha se, në bazë të 2 mijë e 376 mostrave të testuara gjatë 24 orëve, 36.65 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Aktualisht, janë 3,263 raste aktive me koronavirus në Kosovë.
RAdio Europa e Lirë shkruan se numri i rasteve me koronavirus në Kosovë ka nisur të rritet në gjysmën e dytë të qershorit.
Muajt e pranverës kanë qenë kryesisht të qetë sa u përket infektimeve – ka pasur ditë me zero raste. Shkalla e infeksionit është në rritje edhe në vende të tjera të Ballkanit dhe më gjerë.