Ushtria ruse ka marrë plotësisht nën kontroll rajonin e Luhanskut në Ukrainën Lindore. Bastioni i fundit i kësaj zone, qyteti i Lisicanskut u pushtua nga trupat ruse natën që kaloi, pasi ushtria ukrainase u tërhoq nga qyteti strategjik.
Në një deklaratë zyrtare, ushtarakët ukrainas sqaruan se trupat u detyruan detyruar të tërhiqeshin nga qyteti, pasi në të kundërt pasojat do të ishin fatale.
Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, pranoi humbjen e qytetit, duke u zotuar se do e rimarrin atë në një moment të dytë, kur ushtria të pajiset me armë moderne nga Perëndimi.
Nëse komandantët e ushtrisë sonë tërheqin njerëzit nga pika të caktuara në front, ku armiku ka përparësinë më të madhe në fuqinë e zjarrit, kjo vlen edhe për Lisicanskun, por ne do të kthehemi ta rimarrim qytetin falë taktikave dhe falë rritjes së furnizimit me armë moderne.
Marrja e Lisicanskut do të thotë se Moska ka fituar kontrollin e të gjithë rajonit të Luhanskut, si dhe më shumë se gjysmën e rajonit të Donetsk. Aty po zhvillohen ende luftime të ashpra në qytetin e Sllovianskut dhe sipas drejtuesve vendorë, rënia e qytetit në duart e rusëve është vetëm çështje kohe.