Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar se forcat ruse dhe separatiste kanë marrë kontrollin e plotë të qytetit lindor të Ukrainës, Lysychansk, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Tass”.
Ministria ruse tha më herët gjatë ditës së sotme se forcat e saj kishin rrethuar Lysychansk dhe tani po luftonin brenda qytetit.
Në një deklaratë, ministri rus i mbrojtjes thotë se i tha presidentit rus Vladimir Putin se i gjithë rajoni i Luhanskut është “çliruar”.