Kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ndodhet Gjermani për nënshkrimin e marrëveshjes së binjakëzimit me bashkinë e Lubekut.

Gjici thotë se nga kjo marrëveshje do të bëhet i mundur ndërtimi i një impianti për përpunimin e ujërave të zeza dhe menaxhimi i mbetjeve.

Gjici sjell pamjet nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje dhe shkruan:

Jam shume i lumtur për nënshkrimin e marrëveshjes 📝së binjakëzimit me bashkinë Lübeck me kryetarin 🤝z. Jan Lindenau.
Kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme për bashkinë Kukës, ku do të na ndihmojë në:👇
👉Ndërtimin e një impianti për përpunimin e ujërave të zeza,duke zgjidhur njëherë e mirë problemin e menaxhimit të ujërave të zeza.
👉 Menaxhimi i integruar i mbetjeve.
👉Jam i sigurtë që kjo marrëveshje bashkëpunimi do konsolidojë një marrdhënie të qëndrueshme miqësie dhe zhvillimi midis dy popujve tanë.