Kryeministri I vendit, Edi Rama o mban një konferencë me gazetarët pas takimit disa ditor në Madrid në kuadër të Samitit të NATO-s.
Rama tha se gjatë vizitës në Madrid ishin disa çështjet e rëndësishme që u diskutuan.
Ndër to,diskutimet për çeljen e negociatave apo edhe kërkesë që kryeminitri ka bërë për përfshirjen e Kosovës në mekanizmin e partneritetit për paqe.
“Samiti ishte i vecantë për nga kohëzgjatja dhe pesha e përmbajtjes që lidhej me luftën në Ukrainë dhe me pasojat ashtu sikundër dhe me planet për reagimin e mëtejshëm të aleancës. Por përtej kësaj pjese që ishte dhe pjesa kryesore kishte edhe një element të rëndësishëm për ne që kishte të bënte me mundësinë e negociatave intensive për të arritur në një marrëveshje përfundimtare mes Bullgarisë dhe MV që ti çelet rruga fillimit të negociatave.
Për të gjitha këto dhe për të tjera që mund të keni pyetje jemi këtu, në radhë të parë dëshiroj të kujtoj që me hapjen e rrugës nga ana e Turqisë janë krijuar premisat që NATO të shtohet me 2 anëtarë të tjerë.”- tha Rama.