Nesër do të zhvillohet seanca plenare në Kuvend, ku do të betohet presidenti i ri i vendit Bajram Begaj.

“Ne do marrim pjesë në seancën e nesërme në Kuvend. Seanca e nesërme është e parashikuar nga Kushtetuta”, kështu është shprehur Enkelejd Alibeaj, ndërsa ka konfirmuar pjesëmarrjen në seancë.

Mesazhi:

Ne do marrim pjese ne seancen e neserme ne Kuvend. Seanca e neserme eshte e parashikuar nga Kushtetuta. Qendrimin tone per z. Begaj e kemi mbajtur dhe eshte i qarte. Ai perfaqeson zgjedhjen e njeaneshme te mazhorances dhe nuk perfaqeson gjysmen e shqiptareve. Por ka nje ndryshim midis individit Bajram Begajt dhe Presidences se Republikes si institucion. Kemi respektuar e do te respektojme Kushtetuten dhe institucionet e jo individet. Jemi shume te qarte ne kete pozicion. Edhe ne 2017 kur z.Meta u zgjodh president PD atehere nuk mori pjese ne votim por mori pjese ne ceremonine e betimit.