Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga një prej plazheve publike të Himarës. Rama shprehet se janë garantuar më në fund edhe hapësirat e plazheve publike.
“Këtë sezon pastërtie shembullore në vijën bregdetare, janë garantuar më në fund edhe hapësirat e plazheve publike. Ky është një nga plazhet publike të Himarës, i cili administrohet e mirëmbahet nga bashkia pa asnjë pagesë për turistët”, thekson Rama në një postim në rrjetet sociale.
Gjatë sezonit veror plazhet publike janë të aksesueshme dhe të pastra. Ndërkohë autoritetet qendrore dhe vendore vijojnë punën për mbajtjen pastër të plazheve, sidomos në stacionet publike dhe zonat e ndërmjetme mes stacioneve të menaxhuara nga biznesi privat.