Duke publikuar një deklaratë të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazheli, kryeministri Rama ka reaguar me një postim në twitter. Rama ngre pyetjen si luftohet me shpifjen apo qoftë edhe me akuzat legjitime në këtë vend, kur jo vetëm media që shpif apo akuzon, po edhe mediat e tjera s’ia japin të drejtën e fjalës personit public të akuzuar?

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli ka bërë një denoncim pubik për një pronar mediash i cili shantazhon me gjobë. Gazheli i ka bërë thirrje këtij pronari dhe mediave në fjalë se nuk lëkundet në zbatimin e ligjit fiskal.

“Pyetja ime është: Si luftohet me shpifjen apo qoftë edhe me akuzat legjitime në këtë vend,kur jo vetëm media që shpif apo akuzon, po edhe mediat e tjera s’ia japin të drejtën e fjalës personit publik të akuzuar,nëse ky i fundit flet hapur për një shantazh nga një pronar mediash?!”-shkruan Rama në Twitter.