Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka me një postimi në rrjetet sociale uron Shtetet e Bashkuara për Ditën e Pavarësisë.
SIpas saj, populli shqiptar është krenar për partneritetin gjithnjë e më të thelluar mes dy vendeve.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan! Populli shqiptar bashkohet me ju në festën e lirisë që kjo ditë simbolizon, krenar për partneritetin gjithnjë e më të thelluar mes vendeve tona dhe miqësinë mes popujve tanë! #KrahPërKrah”, shkruan ministrja Xhaçka në Facebook.