Klubi i Lazios ka mohuar zërat e një sherri midis presidentit Claudio Lotito dhe drejtorit sportiv Igli Tare në lidhje me mosmarrëveshjet rreth merkatos së verës.

“Në lidhje me lajmin e raportuar nga gazeta dhe media të ndryshme për një mosmarrëveshje të pretenduar mes Presidentit Lotito dhe DS Tare, saktësohet se këto zëra janë pa bazë dhe pa themel.

Në fakt, drejtori sportiv Igli Tare gëzon konsideratën dhe besimin e Klubit dhe Presidentit të saj, dhe do të vazhdojë të luajë, si gjithmonë, rolin e drejtorit sportiv të ekipit të parë.

Hyrja në klub e drejtorit Angelo Fabiani ka lidhje me drejtimin e ekipit të parë të femrave, dhe ekipeve primavera të femrave dhe meshkujve”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit italian.

Ndërkohë, Lazio ka rinovuar kontratën deri në vitin 2027 me Patricio Gabarron Gil (Patric). 29-vjeçari luan si qendë