Protesta të dhunshme kanë përfshirë Shkupin.

Mijëra qytetarë kanë protestuar duke u përplasur me policinë përpara selisë së qeverisë, kundër miratimit të propozimit francez.

47 policë janë lënduar mes tyre 2 në gjendje më të rëndë, ndërsa 11 protestues janë arrestuar.

Për protestat ka reaguar edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili ka dënuar sulmin ndaj policëve, duke thënë se edhe pse tubimet janë e drejtë demokratike, dhuna nuk mund të arsyetohet me asgjë.

‘Ajo që ndodhi para Kuvendit nuk është fytyra e vërtetë e Republikës së Maqedonisë së Veriut evropiane, vend anëtar i NATO-s. Protestat janë e drejtë demokratike e çdo qytetari, por dhuna nuk mund të arsyetohet me asgjë. E dënoj ashpër sulmin mbi policinë që mbrëmë ishte në lartësinë e detyrës së vet, duke i mbrojtur në mënyrë profesionale qytetarët dhe institucionet shtetërore.’ Tha Kovacevski.

Kovaçevski shtoi se dhuna dhe urrejtja nuk janë dhe nuk mund të jenë zgjidhje e asnjë problemi.

Protestat vijojnë prej të paktën 4 ditësh, qëkur VMRO-DPMNE u kërkoi qytetarëve të kundërshtojnë planin francez, i cili sipas partisë më të madhe të opozitës dëmton interesat e vendit.

Të martën në Shkup ishte edhe president i komisionit Europian Charles Michel, i cili theksoi se kjo është mundësia e fundit e Maqedonisë së Veriut për të thënë po dhe për të nisur negociatat me Bashkimin Europian.

Ditët në vijim, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të votojë pro ose kundër planit francez.