Kryetari i grupit parlamentar socialist e mbylli me një batutë seancën e Kuvendit ku u miratuan protokollet e aderimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. Në fjalën e tij para shpalljes së rezultatit, ku protokollet morën 114 vota nga 114 deputetë të pranishëm në seancë, Balla tha:
“Është një vendim i rëndësishëm për Kuvendin e Shqipërisë. Natyrshëm edhe i shpejtë. Jemi ndër pak vendet e para që kemi marrë këtë vendim me kaq shpejtësi. Në fakt, unë doja që të ishim të parët dhe bashkë kemi diskutuar këto ditë. Danimarka, nuk e di si i ka procedurat që e bëri më shpejt se ne, apo Estonia dhe Britania e Madhe e Islanda.
Por e rëndësishme është që jemi ndër vendet e para. Dhe dua, ta mbani mend këtë, t’ua thoni mirë që kur të vijë për të ratifikuar në parlamentin tuaj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ta bëni po kaq shpejt sa e bëmë ne sot”.