Vala e të nxehtit afrikan ka pushtuar vendin tonë që nga fundjava që shkoi. Meteorologët të IGJEUM pohuan për Report tv se e gjithë java do të vijojë në këto nivele temperaturash që variojnë deri në 37 gradë celsius, ndërsa pritet të kulmojnë pas ditës së premte ku parashikohet që termometri do shënojë mbi 40 gradë celsius.

Kjo është vala e dytë e të nxehtit afrikan që godet Shqipërinë, pas temperaturave të larta që u shënuan në fund të qershorit dhe javën e parë të korrikut.

Temperaturat e larta kanë rikthyer në vëmendje edhe rrezikun nga zjarret që kanë qenë të pranishme dhe vazhdojnë të rishfaqen në zona të ndryshme të vendit.