Ministrja e jashtme Olta Xhaçka dhe kryenegociatori Zef Mazi po marrin pjesë në takimi mbi shqyrtimin analitik të legjislacionit (screening)

Eurokomisioneri Oliver Vargi tha se dialogu bilateral do ët çojë në qëllimin e përbashkët, anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Mezi pres edhe dialogun bilateral që do të jetë thelbi i diskutimeve tona dhe do na sjellë afër drejt qëllimit të përbashkët të anëtarësimit tuaj”, tha ai.

Çfarë është Screening?

Screening – Komisioni bën një ekzaminim të detajuar, së bashku me vendin kandidat për secilin kapitull për të përcaktuar sa është përgatitur vendi në këtë fushë. Gjetjet për çdo kapitull, Komisioni ia paraqet vendeve anëtare në formën e një raporti analizues. Konkluzioni i këtij raporti është një rekomandim i Komisionit për të hapur direkt negociatat apo për të vendosur disa kushte të caktuara – fillimisht duhen arritur “standardet e hapjes” ose siç quhen opening benchmarks.

Pozitat e negociimit – para se negociatat të nisin, vendi kandidat duhet të tregojë pozicionin e tij dhe Komisioni duhet të përcaktojë ose të përshtasë një qëndrim të përgjithshëm. Për shumicën e kapitujve Komisioni do të vendosë standarde përfundimtare të cilat duhet të arrihen patjetër nga vendi kandidat që negociatat të konsiderohen të përfunduara. Në rastin e Shqipërisë, mendohet të jetë një start i mirë fakti që është bërë një punë paraprake sa i përket Screening (analizës) me kapitujt që do të hapen të parët, 23 dhe 24 dhe që përfshijnë gjyqësorin dhe reformën nëdrejtësi.

Ritmi i negociatave varet nga shpejtësia e reformave dhe përafrimi i legjislacionit të vendit me atë të BE-së. Edhe pse nuk ka një publikim institucional sa i përket përafrimit të legjislacionit tonë me atë të BE-së, mendohet që kjo shifër të mos e kalojë 30%. Duhet marrë parasysh që kur një kapitull të konsiderohet i mbyllur, legjislacioni i asaj fushe duhet të jetë përafruar 100%.