Kreu i bankës më të madhe në Mbretërinë e Bashkuar thotë se shumica e klientëve të Lloyds Bank kanë më pak se 500 Paund kursime në llogaritë e tyre.
Sipas tij, shumica e klientëve të Lloyd’s ishin të shqetësuar për koston e jetesës dhe se duhet që Mbretëria e Bashkuar të shmangë recesionin që shumë ekspertë po parashikojnë.
Familjet në Mbretërinë e Bashkuar po përballen me koston në rritje të ushqimeve, faturave të energjisë dhe karburantit ndërsa inflacioni rritet me ritmin më të shpejtë në 40 vjet.
Shefi ekzekutiv i bankës më të madhe në Mbretërinë e Bashkuar tha për BBC: “80% e individëve dhe klientëve dhe familjeve në Mbretërinë e Bashkuar kanë më pak se 500 paund kursime në llogarinë e tyre rrjedhëse dhe në llogarinë e tyre të kursimeve. Ata mund të kenë para diku tjetër. Por ajo që ne mund të shohim është më pak se 500 Paund. Kështu që është një pikënisje shumë e rëndësishme për të parë qëndrueshmërinë financiare.”
Por ai tha se gjysma e këtyre klientëve kishin rritur bilancet e tyre në vitet e fundit dhe ishin në një pozicion më të shëndetshëm se sa ishin përpara pandemisë Covid.
Shpenzimet për udhëtime
Ai tha se shpenzimet e kartave të kreditit u rritën – më e shpejta në 17 vjet sipas shifrave më të fundit – me udhëtimet që ishin shtytësi më i madh.
“Udhëtimi i cili është një pjesë veçanërisht e madhe e shpenzimeve të kartave të kreditit është rritur pothuajse 300% nga viti në vit” tha ai.
Por ai tha se 75% e 26 milionë klientëve të Lloyd’s ishin të shqetësuar për koston e jetesës.
“Klientët janë të shqetësuar – dhe ata duhet të jenë. Ne kemi parë disa fusha ku ka pika reale sfiduese,” tha ai.