Autoriteti i Dosjeve ka zbuluar detaje nga dosja e Ilir Metës si ish bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit duke trazuar skenën politike.
Por në këtë rast, Lëvizja Socialiste për Integrim në vitin 2014 është përpjekur të gjejë si shtigje disa klauzola duke ndërhyrë në Projektligjin e çuar në Kuvend për Dosjet.
Më poshtë po përcjellim faksimilet e dokumentit në versionin e parë të cilën LSI e ndryshoi me qëllim për të shpëtuar Metën nga mëkatet e së kaluarës si sistem i regjimit komunins ku raportonte shokët e tij në sigurim.
Në vitet 1980, kishte rreth 14 mijë vetë të klasfikuar nga Sigurimi i Shtetit si punonjës dhe bashkëpunëtorë të niveleve të ndryshme ku Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor. Me termin “bashkëpunëtorë”, Sigurimi nënkuptonte qytetarët në pozicione të ndryshme, të cilët spiunonin mbi njerëzit e tyre të afërm, shpesh me pasoja të tmerrshme.
Arkiva e Sigurimit të Shtetit është mbajtur me kyç që nga rënia e komunizmit, duke u ruajtur si sekret shtetëror i lartë fillimisht me një ligj të vitit 1995 dhe më pas, me ligjin aktual që krijon një institucion mbikëqyrës por që i mban dokumentet teknikisht me statusin sekret përgjithmonë. Ligji i vitit 1995 sanksiononte që arkiva të mbetej sekret për 25 vjet. Ndryshe nga ai ligj, ligji i vitit 2015 nuk përcakton një afat se kur arkiva misterioze e sigurimit do të pushojë së qenë “sekret”, duke e lënë atë sekret pa afat.
Klasa politike ka akuzuar vazhdimisht vetveten si njerëz të lidhur me Sigurimin e Shtetit apo me nomenklaturën e lartë të Partisë së Punës, ndërsa ndryshe nga disa vende të tjera të Evropës Lindore, Shqipëria nuk ka kryer ndonjë proces dekomunistizimi dhe as nuk ka ngritur akuza ndaj zyrtarëve komunistë për krimet e kryera.