Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 965 raste të reja me COVID nga 1984 testime të kryera në total. Ndërkohë kanë humbur jetën dy persona.
Janë 9,810 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Janë shëruar 843 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 291,553 që nga fillimi i epidemisë.
Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 412 në Tiranë, 89 në Fier, 81 në Durrës, 39 në Vlorë, 33 në Lushnje, 32 në Kavajë, 27 në Shkodër, 26 në Berat, 20 në Sarandë, 18 në Kamëz, nga 17 qytetarë në Divjakë, Dimal, 16 në Himarë, 13 në Vorë, nga 11 qytetarë në Lezhë, Krujë, nga 10 qytetarë në Gjirokastër, Tepelenë, 9 në Gramsh, 8 në Vau i Dejës, nga 7 qytetarë në Kurbin, Patos, nga 6 qytetarë në Tropojë, Mallakastër, Korçë, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Shijak, Roskovec, Delvinë, Skrapar, Poliçan, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Selenicë, Libohovë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Has, Rrogozhinë, Dibër, Finiq.
“Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.
Statistika (24 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 965
Të shëruar në 24 orë 843
Të shtruar në spitale 30
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1984
Testime totale 1,902,429
Raste pozitive 304,890
Raste të shëruara 291,553
Raste Aktive 9,810
Humbje jete 3,527
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5,734
Durrës 738
Fier 698
Vlorë 560
Berat 414
Shkodër 385
Elbasan 381
Lezhë 271
Korçë 259
Gjirokastër 173
Dibër 136
Kukës 61