Aktivisti Fabjan Topollaj ka reaguar lidhur me skandalin e publikuar nga Autoriteti i Dosjeve të cilët kanë publikuar detaje nga arkiva ku është i implikuar në spiunazh politikani i nivelit të lartë I.M.

Topollaj shkruan se pavarësisht këtij publikimi, pjesa më e madhe e mediave po e fshehin si informacion për pubikun.

“Autoriteti i Dosjeve ka me shume se 3 ore qe ka njoftuar se nje politikan i larte i vendit rezulton te kete qene bashkepunetor i sigurimit te shtetit dhe per me teper ta kete fshehur kete fakt per plot 30 vite rresht. Por nuk eshte kjo gjeja me e rende. Me skandalozja eshte se pothuaj me shume se gjysma e mediave te vendit bejne sikur se kane degjuar kete informacion dhe nuk e transmetojne per publikun”, shkruan Topollaj. /TemA/