Opozita nuk kishte asnjë përfaqësues në Bruksel gjatë momentit të çeljes së negociatave, pasi kryeministri Edi Rama zgjodhi të mos iu bënte ftesë.
Por cili është pozicioni i Sali Berishës? Në studion e “Log” analisti Skënder Minxhozi thotë se Berisha po tenton të ketë një pozicion më të hapur me evropianët, për shkak të problemit që ka me amerikanët.
Analisti shton se Berishës i intereson tensioni politik, ndonëse një gjë e tillë e dëmton procesin e negociatave me BE-në.
“Berisha në lidhje me integrimin, për shkak edhe të konfliktit me amerikanët ai do të donte të ishte më i hapur me evropianët. Interesi politik i Berishës nuk kërkon me një proces të qetë në fushën e negociatave.
Mendoj se Berisha është një kafshë politike siç është edhe Rama që në këto 30 vite ne e dimë si janë sjellë. Berisha kërkon që këtë qeveri ta rrëzojë sa më parë. Berisha ndodhet me një dilemë, që nga njëra anë me evropianët dhe kërkon edhe tension politik. Nëse ka një gjë që e dëmton procesi është edhe tensioni politik. Berishës i duhet tensioni politik”, tha ai.