Vijon prej një orë koncerti festiv me rastin e hapjes së negociatave me BE-në si edhe në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me SHBA-të.
Të pranishëm në koncert janë një numër i madh qytetarësh nga Tirana dhe Shqipëri si edhe deputetë të PS-së, kryeministri Rama si edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim.
Gjatë koncertit vërehen notat e larta patriotike siç janë planet me flamurin kuqezi i shkrirë me atë të BE-së, ndërkohë që gjithçka zhvillohet “nën vëzhgimin” e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti.
Skena është vendosur direkt poshtë Monumentit të Skëndërbeut.
Për mënyrën si si janë vendosur dritat si edhe pozicionimi i kamerave të japin idenë se është pikërisht Skëndërbeu ai që ka kontrollin e sheshit dhe të gjithçkaje po ndodh sonte aty. Gjetja është mjaft interesante, përfshi edhe shkrirjen e figurës së tij me yjet e BE-së për aq kohë sa Skëndërbeu luftoi edhe për të mbrojtur Europën.