Pas deklaratave të aktores Eva Alikaj se nuk i japin role regjisorët e drejtorët, ka folur regjisori Indrit Çobani duke thënë se nuk kanë asnjë konflikt. Arsyeja përse nuk i ka dhënë rol është se nuk i është dukur e përshtatshme për shfaqjen Edmond. Ndërsa për ‘Familjen Tot’, thotë se i kanë bërë ofertë por nuk ka pranuar për arsyet e saj.
“Unë isha duke bërë prova se jam duke punuar për diçka dhe më vini video në Whatsapp. Ça bëhet kështu? Më vonë e hapa dhe e pash, nuk e kam parë emisionin e plotë. E kanë portalet këtë ortekun e krijuar. Eva është një nga aktoret më të dashura dhe një nga mikeshat e mia më të mira. Nuk e di për cilën shfaqje e ka, ndoshta e ka për shfaqjen Edmond që unë kam vënë në skenë bashkë me Andian.
Unë kam biseduar bashkë me Evën për të qenë pjesëmarrese ne shfaqjen “Familja Tot”. Andia i ka ofruar një rol në këtë shfaqje, po nuk ka pranuar për arsyet e saj. Ndërsa tek Edmond, 4 gocat që pata fatin të punoja, po ta shikosh me vëmendje e kupton që aktorët janë të një brezi tjetri. U surprizova kur e pash këtë gjë”, tha Çobani në një intervistë televizive.