Sot do të festonte ditëlindjen e saj të 50, por fati e deshi që një muaj më parë të ndërronte jetë. Bëhet fjalë për regjisoren Vjosa Berisha, e cila u ndal nga jeta më 23 qershor pas një sëmundje të rëndë.
Vjosa vuante nga kanceri, por nuk ka arritur ta fitojë dot betejën, ndërsa ndërroi jetë në spitalin University College Hospital në Londër.
Bashkëshorti dhe djali i saj e kujtuan të ndjerën përmes postimeve në Instagram. Fatos Berisha ka ndarë një fotografi të Vjosës së buzëqeshur duket shkruar, “Ota sot feston ditëlindjen”.
Ndërkohë, i biri ka ndarë të njëjtin postim, ku e shoqëron me një emoji infinit. Gjithashtu djali i regjisores, Lekë Berisha ka publikuar edhe mesazhin që ka marrë nga nëna e tij pak ditë para se të ndërronte jetë. “Më mungon gjithashtu”, thuhet në mesazhin e shkruar nga regjisorja.