Jo vetëm për korrupsion dhe trafik vajzash, të miturish, armë dhe drogë, por Ilir Meta ish kreu i LSI-së, sot kreu i PL-së është akuzuar edhe për vrasje.
Akuzat janë bërë nga personi që sot e mbron, as më e pak e as më shumë, por kreu i PD-së, Sali Berisha.
Në vitin 2000, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar Ilir Metën si i përfshirë në një vrasje në Tropojë.
Berisha denonconte në atë kohë se Meta ka vrarë dy persona në Tropojë, gjatë protestës së PD-së.
Sipas Berishës ata janë Syl Luzha dhe Hasan Dushi, të cilët janë goditur me snajper dhe i kanë tërhequr brenda komisariatit.
“Dënoj si autorë kryesor të kësaj masakre, Kryeministrin terrorist Ilir Meta i cili dhunoi votën e gjysëm milioni shqiptarëve, feston ditën e flamurit me gjakun e adoleshentëve të Tropojës. Dua të ju bëj thirrje qytetarëve të Bajram Currit të ruajnë gjakftohtësinë sepse vrasësi i tyre është Ilir Meta. Ata në këto momente zihen kur banditë të paguar lëshuan hanxharët e krimit mbi gjimnazistët e Tropojës, u bëj thirrje të rujnë gjakftohtësinë.
Të shmangin përshkallëzimin, betejat, revoltat paqësore për votën e lirë” , deklaronte Berisha në konferencësn për media në vitin 2000./ CNA.al