Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka sulmuar sot kreun e PD Sali Berisha dhe liderin e Partisë së Lirisë Ilir Meta, duke thënë se ata sot po merren me sqarimin e “hallet” e vitit 1990.
Veliaj tha se “ata janë akoma duke zgjidhur se kush ishte komunist, kush ishte fuks, kush ishte sigurims, kush e ka partinë familjare, i keni parë gjithë ditën sot janë duke folur ata për moral, të flasësh Ilir Meta dhe Sali Berisha për moral është si të flasi një njeri që del nga bordella për virgjërinë”.
Po ashtu ndër të tjera ai deklaroi se “u duk kush ishte komunist nga më të këqijtë dhe kush ishte fuks nga më të rëndomtit, dhe sot t’i zgjidhin vetë dhe komunisti Sali dhe fuksi Ilir”.
Erion Veliaj: Ne jemi si dita me natën me ata që kemi përballë. Kur shikon partitë e tjera që kanë zgjedhje kush kishte ndonjë dyshim si do shkonin zgjedhjet te Partia e Saliut apo partia e lirisë. Asnjë s’kishte dyshim. Parti nepotike, njëherë burri njëherë gruaja. Partia tjetër e Saliut një parti dhune, kush rreh më shumë palën tjetër. Kush hedh më shumë gaz te pala tjetër. Kush e ka shkopi ne bejsbolli më të fortë se pala tjetër, kush çan më shumë kafka se pala tjetër. Duhet të vijë policia t’i ndajë.
Njerëz që djegin shtëpinë e tyre do rregullojnë shtëpinë tonë. Njerëzit që shqyejnë njeri-tjetrin do qepin problematikat e shoqërisë tonë. Ka vetëm një forcë, PSSH, ndaj dhe ajo për të cilën jam ndier mirë është se sa shumë njerëz kanë treguar interes.
Sot shikoni pak diskutimet tona, ne kemi folur për të rinjtë, si shumica e arkivave duhet të kalojë në blockchain, shumica e monedhave duhet të kalojë në bitcoin apo në monedha të tjera që janë kriptomonedha, ne jemi duke folur që nga brezi i prindërve tanë i rusishtes, duhet të shkojmë tek brezi i kodimit, i këtyre gjuhëve.
Ata janë akoma duke zgjidhur se kush ishte komunist, kush ishte fuks, kush ishte sigurims, kush e ka partinë familjare, i keni parë gjithë ditën sot janë duke folur ata për moral, të flasësh Ilir Meta dhe Sali Berisha për moral është si të flasi një njeri që del nga bordella për virgjërinë, po është fyerje shumë e madhe e inteligjencës. Ata mendojnë se njerëzit janë budallenj. Pas 30 vitesh sot kemi një ligj për spiunët, e pavarësisht se ne kur filluam paragjykonin, ‘s’ka mundësi PS të kalojë ligjin për transparencën e sigurimit’, ja ku jemi sot, dhe u duk kush ishte komunist nga më të këqijtë dhe kush ishte fuks nga më të rëndomtit, dhe sot t’i zgjidhin vetë dhe komunisti Sali dhe fuksi Ilir, por PS është partia e 2022, moderne.
Nuk dua t’ju lodh por është vetëm një mënyrë për t’ju treguar se ne jemi duke bërë diskutime për të ardhmen, ata janë duke zgjidhur akoma hallet e viteve ’90. Kush na spiunoi tek greva e urisë, ishte ky Ilir Metë apo do ia hedhim fajin dikujt tjetër, kush ishte doktori që Ramizi e çoi të prishte protestën e studentëve, ishte ky doktor apo një doktor tjetër. Ata e kanë jetën e tyre të opsesuar për të sqaruar muhabetet e vitit ’90, ne e kemi jetën tonë të angazhuar të sqarojmë muhabetet, ëndrrat, misionin e Shqipërisë që vjen.