Avokat Ngjela është ndër emrat më prezent në media. Si në politikë ashtu edhe në showbizz, Spartaku nuk e ul ritmin. Të njëjtën gjë mund të themi edhe në të përditshmen e tij. Temperaturat shënojnë 40 gradë, dhe të gjithë jemi përfshirë nga vala e të nxehtit, veç atij.
Spartak Ngjela është parë në rrugët e Bllokut, teksa është i veshur me mëngë të gjata. Teksa shohim në sfond, të gjithë janë me mëngë të shkurtra, veç tij, që mban veshur edhe një xhaketë të hollë me mëngë të gjata. Duhet thënë një foto kjo e çuditshme për mesin e korrikut.
Nëse do të ishte një pamje para një studioje televizionesh do të ishte një pozë më se normale, por teksa e shohim të veshur sport në Bllok, duket një kontrast i madh me pikun e të nxehtit që po përjetojmë. Nuk e dimë se avokati është sëmurë dhe zgjedh të vishet ‘trashë’, apo kjo është mënyra e tij për të sfiduar edhe temperaturat përvëluese.
Veç daljeve të tija për çështjet politike, Ngjela ka qenë prezent edhe në shtypin rozë. Kryesisht për shkak të komenteve që ai lë në faqet e bukurosheve të ekranit. Do të kujtonim këtu rastin e Bora Zemanit, që duket se është ndër të preferuarat e tij, pasi shpesh herë i komenton në rrjetet sociale.
“Bora, ti tani je një ikonë absolute e bukurisë në ekranet e Shqipërisë. Prandaj, estetikisht ke arritur të jesh si një kryevepër arti për një audiencë shumë të gjerë. Suksesi që keni vendosur në Shqipëri, për ju, do të mbetet si një memorie historike. Ju përshëndes miqësisht…”, shkruan Ngjela.
Avokati Spartak Ngjela ka folur si rrallëherë duke zbuluar pjesë nga rutina e tij e përditshmërisë, nga puna dhe deri te jeta private. Gjatë një bisede që ka zhvilluar me moderatoren e programit “Fit Station”, Çenkuela Hasa, në zyrën e tij teksa ka komplimentuar disa prej gazetareve të njohura në media, ai nuk ka ngurruar t’i bëjë një ftesë të hapur asaj.
Avokati e ftoi Çenkuelën për të konsumuar ndonjë gotë verë dhe për të shkëmbyer ndonjë bisedë së bashku, madje i sugjeroi që të merrte dhe ndonjë shoqe nëse dëshironte.
Moderatorja: Folëm për mëngjeset tuaja, punën, por si janë mbrëmjet e avokatit, cilët janë njerëzit që të shoqërojnë?
Spartak Ngjela: Po të jem i disponuar se puna dhe të lodh. Punoj këtu, bëj padi, bëj mbrojtje në gjyq, shkruaj dhe në shtëpi. Ajo më jep gjallëri në fakt, nuk më shqetëson. Vijmë në momentin e darkës, jam me Sokratin. Sokrati ka thënë biseda me verë pas darke, merr ti ndonjë ditë ndonjë shoqe, pimë verë dhe bëjmë bisedë.
Moderatorja: Biseda të çfarë natyre? Spartak Ngjela: Biseda pas darke quhet, drejtojeni ju bisedën, por mos na fusni në kozmos, flasim për kozmosin.