Spitali Rajonal Memoral Fier përgënjeshtron lajmin e dalë në disa media, sipas të cilit mjekët turq të këtij spitali kanë ikur dhe kanë marrë me vete edhe pajisjet moderne shëndetësore.

Përmes një reagimi publik Spitali Rajonal Memoral Fier shprehet se punan vijon normalisht me të njëjtin staf mjekësh e infermierësh.

“Spitali Rajonal Memoral Fier vijon normalisht punën me stafin e përbashkët Turko – Shqiptar, në shërbim të pacientëve të të gjithë zonës së jugut. Në shërbim të pacientëve janë 17 mjekë specialist turq dhe 28 mjekë shqiptarë si dhe një staf prej 156 infermierësh nga të dy vendet,” bën të ditur Spitali Rajonal Memoral Fier.