Stadiumi “Air Albania” është zyrtarisht gati për të pritur dy sfidat kualifikuese të klubeve shqiptare që garojnë në kompeticionet europiane, Tirana dhe Partizani.
Federata Shqiptare e Futbollit është kujdesur që fusha e stadiumit “Air Albania” të jetë në gjendje optimale për këto dy ndeshje të rëndësishme.
Ditën e nesërme, më 12 korrik ekipi i Tiranës do të zhvillojë ndeshjen e kthimit ndaj Dudelanzhit, e vlefshme për turin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndërsa edhe Partizani do të luajë dy ditë më pas sfidën e kthimit ndaj Saburtalo, e vlefshme për turin e parë të Europa Conference League.
Tirana u mund në sfidën e parë në transfertë me shifrat 0-1, teksa Partizani ia doli të merrte një rezultat pozitiv në transfertën gjeorgjiane.