Ylber Ramadani la MTK Budapest në Hungari, për të nisur një aventurë të re në Skoci te skuadra e Aberdeen. Pasi është njohur me pjesën tjetër të grupit, mesfushori i Kombëtares nuk ka humbur kohë dhe menjëherë ka zbritur në fushë, për të nisur përgatitjet së bashku me ekipin.

26 vjeçari ka provuar kampionate të ndryshme. Ramdani ka luajtur për Partizanin në Shqipëri, ndërsa ka kontribuar për disa sezone në Dnaimarkë me bluzën e Veljes.