Kryeministri Rama është duke mbajtur një konferencë për shtyp bashkë me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.
Gjatë fjalës së tij, shefi i NATO-s falenderoi Shqipërinë për ratifikimin me shpejtësi të protokolleve të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë. Kjo, sipas Stoltenberg do të forcojë NATO-në dhe do të rrisë sigurinë për këto shtete.
“Përgëzojë Shqipërinë për ratifikimin e protokolleve të anëtarësimit shumë shpejtë dhe për këtë ju falenderoj. Kjo tregon se dera e NATO-s mbetet e hapur. Mirëpritja e Finlandës dhe Suedisë në aleancë e bën NATO-n më të fortë dhe ato vende me të sigurta.
NATO qendron me Ukrainën në luftën e saj ndaj Rusisë. Mirëpres mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe angazhimin për ndihmë humanitare. Kështu që kryeministër Rama, faleminderit për kontributin e Shqipërisë në këtë drejtim”, tha Stoltenberg.