Një shtetas italian është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Aeroportin e Shkupit.
Në ora 11:40 në vendkalimin kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar– Shkup”, zyrtarë policorë kanë ndaluar M.D.(36) nga Republika e Italisë, pasi me sjellje agresive ka shkelur rendin dhe qetësinë publike dhe ka sulmuar fizikisht Z. J. (46) nga Shkupi, i punësuar si roje.
Personi i është dorëzuar punonjësve të Policisë Petrovec për procedim të mëtejshëm dhe rasti pas procedurës paraprake i është paraqitur gjyqtarit.