Pasi Cllevio (Kleviol Ahmeti) u la i lirë nga gjykata, vendosi të ulë gjakrat me Noizyn (Rigels Rajkun) dhe Stresin (Arkimed Lushajn). Por ky ‘armëpushim’ zgjati vetëm dy ditë pasi dy reperët, Cllevio dhe Stresi, kanë shpërthyer përsëri ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale.
Në “live” e para dy ditësh Cllevio tregoi se shoku i tij, Arkimed Lusha kishte shkuar për ta vizituar në shtëpi. Dyshja u parë duke shkëmbyer batuta dhe u ulën të bisedonin sikur mos të kishte ndodhur asgjë. Por një ofendim i Cllevios kundrejt Noizyt, nxiti një reagim të ashpër publik nga ana e Stresit në rrjetet sociale. Pas një videoje-live që realizoi, ku paralajmëronte Cllevion që “të rrijë urtë”, reperi publikoi edhe një foto në Instastory krahas së cilës shkruante: “Të shkel me këmbë pra.”