Sipërmarrësja dhe miliarderja e re amerikane, Kylie Jenner është kritikuar nga fansat për sjelljen e saj së fundmi. Ajo ndau në Instagram një foto të avionëve të saj privatë me të dashurin Travis Scott të premten, teksa shkruante: “Dëshiron të marrësh timin apo tëndin?”
Menjëherë pati shumë reagime duke kritikuar Jenner se në një kohë të ngrohjes globale dhe kostos së jetesës në rritje, dhe ky duket si një ‘provokim i pastër’.
“Shumë shfaqje të pasurisë suaj, ndërsa të tjerët mezi po mbijetojnë!”, lexohet ndër të tjerash në komente.
““Të tregosh shumë pasurinë tënde kur të tjerët mezi po mbijetojnë! Ndoshta të marrësh asnjërën dhe të reduktosh gjurmën tënde të karbonit”, tha një tjetër ndjekës.
“Po lufta kundër ndryshimeve klimatike?”, një reagim tjetër.
Jenner është kritikuar dhe më herët pasi muajin e kaluar, ajo u fotografua duke bërë një udhëtim të shpejtë 30-minutësh në Palm Springs, Kaliforni me avionin e saj të personalizuar, të cilin e bleu në vitin 2020 për 72.8 milionë dollarë.
Avioni luksoz i Kylie ka 10 sedilje lëkure të bardha të qëndisura me inicialet e saj, mamaja Kris Jenner dhe i dashuri i saj Corey Gamble ishin gjithashtu në udhëtim.
Koha mesatare e fluturimit nga Los Angeles në Palm Springs është 49 minuta, me kohën e kaluar në ajër vetëm 30 minuta. Të famshëm si Kylie janë kritikuar për udhëtimet e tyre luksoze ajrore, veçanërisht në udhëtime të shkurtra.