Shumë vende evropiane janë përfshirë nga një valë i nxehti, duke sjellë një fluks të lartë pushuesish nëpër plazhe dhe rrezikshmëri të lartë në shëndetin e njerëzve.

Sipas Protothema meteorologët paralajmërojnë se shumë vende si Britania, Franca dhe Spanja do të përballen me temperatura shumë të larta, deri diku të rrezikshme.

Britania

Në Britani, siç raporton gazeta britanike “Daily Mail”, qeveria po harton një plan veprimi për të përballuar një emergjencë për shkak të nxehtësisë duke e vënë vendin në “gatishmëri portokalli” .

Dje, komiteti i urgjencës “Cobra” u mblodh në Downing Street, duke marrë parasysh paralajmërimet e sinoptikanëve se temperaturat e larta do të godasin shumicën e pjesëve të Anglisë në 24 orët e ardhshme.

Të dielën e ardhshme termometri do të shënojë 38 gradë Celsius , siç raporton gazeta britanike “Telegraph”. Vlen të theksohet se vendi është vënë në alarm portokalli për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta vetëm dy herë.

Sipas ekspertëve, nëse vapa e padurueshme vazhdon, mund të shkaktojë sëmundje të rënda dhe gjithashtu kërcënon jetën e njerëzve.

Nëse temperaturat do të shkojnë mbi 40 gradë C do të ketë probleme në zinxhirin e furnizimit me ushqim, ndërsa termocentralet bërthamore të vendit do të mbyllen.

Franca

Vala e të nxehtit që prek shumë vende të Europës kërcënon sot Bretaninë jugore me temperatura 39 gradë.

Sinoptikanët presin rritje të mëtejshme të temperaturave dhe ditën e enjte, më 14 korrik, festë kombëtare për vendin, qytetarët nuk do të shohin xixëllonja dhe fishekzjarre në qiell për arsye sigurie.

Sot, temperaturat vijojnë nga 36-38 gradë në Luginën e Rhone, ndërsa sipas Sébastien Leas nga Météo-France, vala e të nxehtit do të zgjasë 8-10 ditë dhe kulmi i saj pritet “mes së shtunës dhe të martës.

Në fundjavë, në shumë zona të vendit të Molierit, termometri pritet të arrijë në 40-44 gradë Celsius.

Spanjë

Në Gadishullin Iberik edhe sot temperatura i kalon 40 gradë, ndërsa pritet të rritet më tej në ditët në vijim.

Valët e përsëritura të të nxehtit janë pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve klimatike, sipas shkencëtarëve, pasi emetimet e gazeve serrë rritin njëkohësisht intensitetin, kohëzgjatjen dhe shpeshtësinë e këtyre fenomeneve.

Sipas shërbimit meteorologjik spanjoll “Aemet”, sot termometri pritet të tregojë deri në 42 gradë në Extremadura dhe 41 në Andaluzi . Në veriperëndim, ku zakonisht nuk është aq nxehtë, temperatura maksimale mund të kalojë 35 gradë.

Vala e të nxehtit që filloi të dielën pritet të zgjasë 9-10 ditë, që do të thotë se do të jetë “një nga tre valët më të mëdha që Spanja ka përjetuar që nga viti 1975”. Ruben del Campo tha se valët e të nxehtit në vend janë dyfishuar në 12 vitet e fundit.