Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar; gjatë orëve të paradites, do të jetë nën dominimin e kthjellimeve pothuajse në të gjithë vendin, përjashtuar zonat malore ku priten herë pas here kalime të pakta vranësirash. Ndërsa pas mesdite vranësirat do të shfaqen në zonat e ulëta dhe në një pjesë të mirë të bregdeti. Gjatë natës i gjithë vendi vijon me kthjellime dhe vranësira të pakta.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C.

Republika e Kosovës

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta por pas-mesdite pritet shtim i vranësirave në pjesën më të madhe të Kosovës duke sjellë momente me pika shiu në zona të thella malore. Orët e vona të pasdites do të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë Kosovën.