Gjithnjë e më shumë, timonët shume funksionalë të sofistikuara dhe më të shtrenjta janë kthyer në një nga “pretë” e preferuara të hajdutëve, të cilët arrijnë t’i rishesin me çmime shumë të larta.
Timonët e makinave moderne janë një risi tepër e vlefshme inovative dhe krejt ndryshe nga të vjetrit që deri në mesin e viteve ’90, u dalluan në thjeshtësinë e tyre ku boria në qendër ishte veçoria e vetme.
Me kalimin e viteve timonët janë kthyer në qendra të vërteta kontrolli të një numri të pafund sistemesh që prekin makinat tona, nga radio e makinës, te kontrolli i qarkullimit, por edhe autopiloti, cilësimet e drejtimit dhe së fundi me “një paletë” ndryshimesh të njëpasnjëshme.
Ndaj në Itali është kthyer në trend pikërisht grabitja e timonëve të automjeteve luksoze. Duket se ka pasur disa grabitje të shtuara të këtij aksesori kaq të nevojshëm për automjetet në muajt e fundit, në zonat urbane të Italisë.
Dhe prestigjiozja italiane Corriere.it është pëpjekur të shpjegojë arsyen që fsahihet pas këtiij rendi të ri të grabitjeve.
Padyshim që arsyeja kryesore është se e gjithë kjo teknologji e përshtatur në timonët e rinj të makinave i ka shndërruar ato në pjesët më të shtrenjta dhe për rrjedhojë një grup atraktiv grabitësish, që godisni në zonën e liqenit Garda, kishte një koleksion të vërtetë timonësh.
Të gjithë të ardhura nga SUV-të e kompanive gjermane të prodhimit të automobilave, konkretisht X3 dhe X5, por edhe Mercedes e Audi, duke renditur Italinë në ndjekjen e trendit që tregojnë grabitjet në statistikat evropiane.
Si veprojnë hajdutët?
Teknika që përdorin është padyshim e sofistikuar, sepse, përveçse të shmangin hedhjen në erë të airbag-ve, hajdutët duhet të kenë kujdes që të mos dëmtojnë timonin, i cili në atë moment nuk do të kishte më asnjë vlerë.
Hetuesit vunë në dukje se mësimet e shumta në internet sigurisht që kanë ndihmuar në zhvillimin e metodave të sigurta për nxjerrjen kirurgjikale të timonit, por edhe të navigatorëve dhe sistemeve të zgjedhjes së marsheve, pajisje shumë të njohura në treg.
Krahas dëmit, pronarët e makinave rrezikojnë të qëndrojnë për një kohë të gjatë pa i përdorur dot mjetet e tyre sepse edhe për shkak të mungesës së çipave kohët e pritjes janë zgjatur në mënyrë drastike dhe shpesh duhen disa muaj për të pritur për te marre një timon të ri.