Sipas medias britanike The Sun, Vladimir Putin ka shkuar në gjendje jo optimale në Teheran, aty ku do të takojë rivalin kryesor të Perëndimit pas tij. Ata kanë analizuar lëvizjet e kreut të Kremlinit përgjatë tapetit të kuq me krahun e tij të djathtë që varet në mënyrë të pakontrollouart, ndërsa Putin duket edhe sikur çalon teksa ecën pas zbritjes nga avioni presidencial.

“Me krahun e djathtë të anuar në anën e tij, Putin u pa duke u dukur i paqëndrueshëm teksa po ecte në një tapet të kuq të gjatë të shtrirë për të në aeroportin Mehrabad të kryeqytetit. Pamjet e mbërritjes së liderit rus e treguan atë duke lëvizur poshtë shkallëve të avionit ndërsa zbarkoi në Teheran për t’u takuar me shokun e tij, mjeshtrin e terrorit global, Ayatollah Ali Khamenei”, shkruan media prestigjoze.

Ai në një moment bëri me dorë nga njerëzit e mbledhur përpara se të futej në autokolonën e tij presidenciale për të vazhduar rrugën për në qytet.

Putin, i cili thuhet se vuan nga sëmundja e Parkinsonit ose kanceri terminal dhe tirani islamik i vijës së ashpër Khamenei janë vendosur të diskutojnë planet e luftës dhe shkëmbimet e armëve në fushatën e tyre të koordinuar kundër Perëndimit.

Ky është udhëtimi i parë i Putinit jashtë kufijve të ish-Bashkimit Sovjetik që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt. Khamenei, armiku i betuar i SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Izraelit është një nga pak liderët botërorë që ende janë të gatshëm të bëjnë biznes me Putinin.